Itali, fëmijët nuk janë të detyruar të takojnë gjyshërit nëse nuk dëshirojnë

6 Shkurt 2023 | 09:58

Gjykata e lartë e Italisë ka vendosur që fëmijët nuk janë të detyruar të takojnë gjyshërit nëse nuk dëshirojnë. Vendimi ka të bëjë me ankesën e prindërve të dy fëmijëve kundër vendimit të një gjykate më të ulët që i kishte detyruar më parë fëmijët të kalonin kohë me gjyshërit e tyre nga babai.

Çështja shumëvjeçare filloi pasi gjyshërit dhe xhaxhai i babait u ankuan në  gjykatën për të mitur në Milano, duke thënë se ata nuk ishin në gjendje t’i shihnin fëmijët për shkak të “pengesave të vendosura nga prindërit”, raportoi The Guardian.

Gjyshërit fituan si në gjykatën e të miturve ashtu edhe në gjykatën e apelit të Milanos, e cila në vitin 2019 urdhëroi takime mes tyre dhe fëmijëve në prani të një punonjësi social, ndërsa paralajmëroi prindërit për dëmtimin e mundshëm psikologjik të fëmijëve nga privimi i tyre për të parë gjyshërit.

Prindërit argumentuan se takimet nuk u vlerësuan nga fëmijët për shkak të tensioneve të vazhdueshme familjare dhe kështu apeluan në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar vendimin. Në vendimin e saj, gjykata e lartë tha se ndonëse “nuk ka dyshime” se dy fëmijët “do të përfitonin nga takimi me gjyshërit”, ata kishin shprehur kundërshtimin e tyre ndaj marrëdhënies me ta dhe nuk mund të detyroheshin t’i takonin.

Prandaj gjykata vendosi që interesat e fëmijëve duhet të jenë më të rëndësishme se ato të gjyshërve dhe se nuk mund të imponohet “një marrëdhënie e padëshiruar”, aq më tepër nëse fëmijët janë “të aftë për të vendosur” dhe kanë mbushur moshën 12 vjeç.

Sipas një ligji familjar të futur në Itali në vitin 2006, një fëmijë ka të drejtë të mbajë një marrëdhënie të rëndësishme me gjyshërit e tyre, edhe nëse prindërit e tyre ndahen. Gjyshërit gjithashtu kanë të drejtë të kërkojnë nga një gjykatë të përcaktojë nëse vendimi i një prindi për t’u mohuar atyre aksesin tek nipërit e mbesat e tyre është i dëmshëm për mirëqenien e fëmijës dhe për këtë arsye i paligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona

Pesë anëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze u vranë dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u plagosën në një sulm në jugun e...
08:26 | 23/07/2026

Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë

Rusia ka vendosur një kufizim të përkohshëm gjatë natës për anijet që hyjnë ose dalin nga porti i Novorossiysk, thuhet se midis mesnatës dhe orës...
08:24 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026