Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja-prokurorisë: Jeta e një dëshmitari në rrezik
Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, vrarë në ngjarjen e prillit 2021, paralajmëron prokurorinë se jeta e një dëshmitari të ngjarjes rrezikohet seriozisht pas dëshmive që ai ka dhënë
Në seancën e datës 1 shkurt ky dëshmitar, emri i të cilit nuk behet publik për arsye sigurie, ka dëshmuar se ka parë dhe se mund të identifikojë dy personat e armatosur që bashkë me të tjerët, kishin rrethuar e kërcënuar viktimën përpara se të vritej.
Rezarta Tahiraj, avokatja e familjes Xhuvani, në shkresën dërguar prokurorisë bën me dije:
“Me deklarimet e tij ne proces ky dëshmitar mund të ketë kontribuar në mënyre indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrave të ndryshëm të eskpertuar nga policia. Dëshmia se ka parë këta të dy agresorë kontribuon ndër të tjera për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut (Pjerin Xhuvani), midis komponenëve të struktures paramilitare të mbrojtjes ka pasur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht dhe këta dy personat e tjerë dhe ndoshta dhe të tjerë.
Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për ta detyruar që të ndryshojë deklarimet e tij.
Sipas avokates, të dy personat për të cilët ka folur dëshmitari aktualisht janë të lirë dhe kështu rrezikohet jeta e dëshmitarit. Ndërkohë seanca e radhës në ngarkim të Arbër Paplekajt është caktuar të mbahet me datën 8 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta