Bora dhe shiu vështirësojnë kërkimet, viktimat mbi 4800. Shpëtohet nëna me 3 fëmijë

7 Shkurt 2023 | 09:22

4800 viktima është deri më tani bilanci nga tërmeti që goditi një ditë më parë Turqinë dhe Sirinë. Shifër e cila fatkeqësisht rritet minutë pas minute.

Mes të ftohtit dëborës dhe shiut operacionet e shpëtimit kanë vijuar punën gjatë të gjithë natës. Ata po përpiqen mes shpresave të gjejnë të mbijetuar mes rrënojave.

Fatmirësisht pas 28 orëve nën rrënoja një nënë së bashku me 3 fëmijët e saj u nxorrën të gjallë nga gërmadhat.

Sipas të dhënave zyrtare 2900 persona kanë humbur jetën në  Turqi dhe 1400 të tjerë në Siri.  Sipas OBSH numri i viktimave mund të rritet në mbi 20 mijë.

Sipas disa ekspertëve toka e Anadollit ka lëvizur me 3 metra.

2600 ekspertë nga 65 shtete të botës iu janë bashkuar forcave turke në operacionet e kërkim shpëtimit. Ndihma të shumta janë duke u dërguar nga shumë vende qoftë në bazë materiale por edhe në para.

Më shumë se 300 mijë batanije dhe 41 mijë tenda u janë shpërndarë qytetarëve të cilët kanë mbetur të pastrehë.

Lëkundjet e tokës vijojnë në tokën turke dhe siriane herë pas here. Operacionet dhe ndihmat janë më të vështira për t’u dërguar në provincat siriane.

Presidenti Erdogan ka shpallur 7 ditë zie në Turqi. Presidenti Biden ka telefonuar homologun turk duke i ofruar ndihmë të pakushtëzuar në këto momente.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026