Dritëhijet e debatit, Trump më i përulur, por performanca e tij nuk ndryshon faktet

23 Tetor 2020 | 18:29

Të gjithë prisnin një përleshje, por debati nuk shpërtheu. Ajo që spikati më shumë në përballjen kokë më kokë të kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë ishte se presidenti i Shteteve të Bashkuara, në mënyrë metaforike, nuk mori zjarr.

Në shansin e fundit për të ndryshuar dinamikën e garës së rizgjedhjes ndaj kandidatit demokrat Joe Biden, presidenti Trump u duk se e kishte kuptuar se përsëritja e qasjes së tij agresive që u verifikua në debatin e parë do të ishte një katastrofë.

Ndërprerja e vazhdueshme e fjalimeve u zëvendësua nga hapja e syve në formë çudie dhe mimika. Kur u tensionua, Trump bëri gjestin e tij karakteristik me duar. Teksa presidenti tronditi me një tjetër gënjeshtër, Biden qëndroi me sytë e mbyllur, sikur të ishte duke u lutur. Sidoqoftë, ish-zëvendës presidenti arriti të shmangë kurthet e kundërshtarit të tij, edhe pse iu desh të “pastronte” përgjigjen e tij mbi tranzicionin nga karburantet tradicionale tek energjia e rinovueshme.

Falë performancës të kontrolluar të Trump dhe drejtimit autoritar të gazetares së NBC, Kristen Welker, amerikanët mundën të dëgjonin më shumë mbi qëndrimet e dy rivalëve mbi vlerat dhe politikat mbi emigracionin, ndryshimet e klimës, racizmin, ekonominë dhe drejtësinë penale, për të qenë më të informuar kur të vijë momenti për të votuar.

Trump mund të ketë rregulluar shpërthimet e tij, por ai nuk e kurseu valën e gënjeshtrave, sidomos kur mohoi se Shtetet e Bashkuara i pret një dimër i vështirë. Në të vërtetë, pandemia e Coronavirusit ka mësyrë sërish, me thuajse 2 mijë vdekje të reja të raportuara në dy ditët e fundit, pjesë e një tragjedie që ka parë 223 mijë amerikanë të vdesin.

Fjalët e para që dolën nga goja e Trump lidhur me këtë çështje ishin dezinformim. Ai tha se 2 milionë persona parashikohet të vdesin në Shtetet e Bashkuara, por kjo shifër do të ishte e vërtetë vetëm nëse qeveria dhe qytetarët do të bënin zero përpjekje për të ndalur virusin.

“Ai do të largohet dhe mund të them se ne po e ndryshojmë drejtimin, po e kthejmë situatën”, tha Trump. Por fjalët e tij u duk se ishin jashtë realitetit.

Nga ana tjetër, Biden përfitoi nga momenti për të premtuar se do ta kthejë Amerikën siç ishte. “Miq, unë do ta zgjidh këtë problem. Do t’i jap fund kësaj situate”, tha ai.

Duke parë drejt kameras, që u transmetonin pamjet miliona spektatorëve të bllokuar në shtëpi prej muajsh, ai tha se, kushdo që është përgjegjës për kuotën e lartë të vdekjeve nuk duhet të jetë më president i Shteteve të Bashkuara.

Shkëmbimi i batutave nënvizoi faktin se fati i zgjedhjeve në kohën e krizës më të keqe të brendshme që prej Luftës së Dytë Botërore dhe emergjencës më të thellë shëndetësore që prej Luftës së Parë, ka shumë gjasa të vendoset nga menaxhimi që Trump i ka bërë sëmundjes dhe rrjedhimisht ekonomisë së sëmurë në 9 muajt e fundit, sesa nga një debat që ka rezultuar barazim dhe kur mbi 40 milionë persona tashmë kanë votuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026