Deputeti turk në parlamentin e Kosovës intervistë për Euronews Albania
Turqia po kalon ditë të vështira si pasojë e tërmeteve që e goditën ditën e hënë.
Kjo tragjedi po përjetohet rëndë nga e gjithë bota. Më të vështirë ta përballojë, e ka komuniteti turk në Kosovë.
Këtë e tregon deputeti nga ky komunitet në Parlamentin e Kosovës Enis Kervan në një intervistë për Euronews Albania.
Gjatë kësaj bisede ai dha një lajm të mirë për një nënë dhe fëmijën e saj nga Mamusha, të cilat kanë shpëtuar edhe pse ndodheshin në zonën e goditur nga tërmeti.
Kervan vlerësoi shumë ndihmën dhe solidaritetin e Kosovës dhe Shqipërisë në këto ditë të vështira për Turqinë.
Ai bëri të ditur se si grup i miqësisë Kosovë – Turqi janë në kontakte të vazhdueshme me kolegët e tyre dhe po angazhohen në forma të ndryshme që ti vijnë në ndihmë shtetit dhe popullit turk.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset