Greqia rihap Teatrin e Operas pas shtatë muajsh, Ermonela Jaho: Fitore e madhe për artin
Pas më shumë se shtatë muajsh mungesë për shkak të COVID-19, Opera Greke ka rihapur dyert me veprën “Madame Butterfly”.
Nisja e sezonit të ri operistik është prezantuar me një fushatë sensibilizuese, të titulluar “Opera greke është e sigurt”, me qëllim informimin e publikut për masat mbrojtëse kundër infektimit nga koronavirusi.
Në video, artistë si Haris Andrianos, Dimitris Dimopoulos, Sofia Tamvakopoulou, Michalis Asthenidis dhe Alexandros Efklidis interpretojnë një përshtatje të veprës “Don Zhuani” të Mozartit. Versioni i ri, në vend të bëmave të Don Zhuanit, flet për listën e masave mbrojtëse të marra nga Opera Kombëtare Greke kundër koronavirusit.
“E nisëm veprimtarinë tonë me shumë ngurrim. Por vetëm pak ditë më vonë publiku reagoi me ngrohtësi, sepse kushdo e ndjen që ne kemi marrë të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e shëndetit publik. Unë jam i fiksuar për sigurinë e teatrove,” – shprehet Giorgos Koumendakis, drejtor artistik i Operës greke.
Shfaqja e parë për sezonin e ri, “Madama Butterfly” nga Giacomo Puccini, është domethënëse për Operën Greke, pasi është opera e parë e vënë në skenë ndonjëherë nga ajo si një organizatë e sapo-themeluar, më 25 tetor 1940, tre ditë para shpalljes së luftës italo-greke.
Rihapja e operës në Greqi e ka gjetur atje supranon shqiptare Ermonela Jaho.
E lindur në Shqipëri dhe rezidente në Nju Jork, ajo është cilësuar nga “The Economist” si sopranoja më e vlerësuar në botë.
Jaho komentoi për Euronews rikthimin në skenë pas gati tetë muajsh ndërprerje të aktivitetit, për shkak të COVID-19.
“Përpara dhe pas shfaqjes, përfshihem në lotë, sepse e ndihem aq me fat që jam ende në skenë dhe e puth skenën sa herë jam aty dhe duartrokitem sepse mendoj ‘O Zot! Mbase kjo do jetë hera e fundit, mbase hera tjetër do jetë pas muajsh të tjerë’… emocioni është i jashtëzakonshëm,” – u shpreh Jaho.
“Më shumë se çdo gjë është e vështirë të mos e shohësh gjithë sallën plot, por sidoqoftë të shohësh edhe një person të vetëm teksa të ndjek… të kesh këtë lloj lidhjeje, është një fitore e madhe,” – u shpreh sopranoja shqiptare.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin