Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 5 mln euro kokainë
Gjashtëdhjetë kilogramë kokainë, e ndarë në 50 pako, u sekuestruan nga doganierët dhe policia pasi u zbuluan në kontejnerë në bordin e anijes “Victoria L” e cila mbërriti në portin e Vado Ligure nga Ekuadori me një ngarkesë banane.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 37-vjeçar shqiptar, banues në Milano, dhe përballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ngarkesa e drogës u gjet pas kontrollit të kujdesshëm të kontejnerit dhe hetimet e menjëhershme nga ushtarakët bënë të mundur arrestimin e shqiptarit
Në momentin e arrestimit, atij iu gjet një armë zjarri e vjedhur dhe mjete të tjera të përshtatshme për hapjen me forcë të kontejnerit.
Ndërkohë bëhet me dije se droga e sekuestruar kapre vlerën 5 milion euro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qytetari: S’e përdor ashensorin por paguaj që të mos ndahem nga “kopeja”
- Ndërtesa të rëna, makina të shkatërruara e njerëz në lot. Pamje dramatike nga Turqia
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan