Chiara Ferragni provokon dhe jep mesazh me veshjet në Sanremo

9 Shkurt 2023 | 09:27

Chiara Ferragni goditi përsëri me veshjet e saj të mirëmenduara në festivalin e Sanremos. Ajo i dha mesazhet që donte të jepte përmes veshjeve, ndërkohë që në skenën e famshme të Ariston prezantonte Sanremon, në natën e parë. U ndërrua katër herë dhe fustanet e saj nuk kishin as xixa e as shkëlqim por secili prej tyre përcillte shumë mesazhe.

Të gjitha veshjet e saj, sa të guximshme e rebele, aq elegante e me finesë i shpjegoi me detaje edhe në Instagramin e saj, ku si çdo herë tjetër nuk kanë munduar as kritikat.

Fustani manifest            

“Mendo e lirë” dëshiron të shtyjë të gjitha gratë të ndihen të lira të dalin nga roli që u imponon shoqëria. Me pak fjalë, një simbol i vërtetë i luftës kundër patriarkalizmit, një dedikim për gratë që thjesht duan të ndihen vetvetja pa u gjykuar.

Fustani kafazi

Mesazhi: Çlirimi i gjeneratave të reja nga stereotipet gjinore, nga të cilat shpesh vajzat dhe gratë ndihen të mbyllura në kafaz.

Ky fustan u krijua nga Dior. Sipër jumpsuitit është tyli me diamantë të rremë. Veshja përfaqëson shpresën për të thyer konventat e imponuara nga patriarkati. Një shpresë për vajzat e sotme që do të jenë gratë e së nesërmes. Kjo është dëshira e një nëne për vajzën e saj të vogël. Më në fund të bërtisni Fitore! Dhe Chiara ka pozuar matchymatchy me Victoria-n e saj (emri i së cilës do të thotë fitore), si për ta dhënë të plotë mesazhin.

Veshja kundër urrejtjes

Me këtë fustan nga salla e Ariston, Chiara Ferragni iu përgjigj të gjithë atyre që vazhdimisht e kritikojnë për pamjen, trupin dhe mbi të gjitha lirinë e saj për t’u ndjerë grua, përveçse nënë. Frazat e përbuzjes të qëndisura me perlat e zeza janë fyerjet e vërteta që merr çdo ditë.

Fustani i paturpshëm

Kjo është një veshje transparente dhe goxha provokuese.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026