Trump voton ‘veten’ në Florida, vijon me fushatën elektorale në 3 shtete

25 Tetor 2020 | 08:56

Presidenti Donald Trump votoi ditën e shtunë përpara se të nisej për tre takime elektorale ne Karolinën e Veriut, Ohajo dhe Uiskonsin.

Kur na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet presidenciale ne SHBA, z. Trump e ka zhvendosur vëmendjen në mitingjet elektorale në shtetet që konsiderohen si thelbësore në garën për në Shtëpinë e Bardhë.

Pasi votoi, Trump deklaroi se kishte votuar për një “tip i quajtur Trump”. Gjatë një fjalimi të mbajtur të premten në Florida, Trump i bëri thirrje mbështetësve të tij që të shfrytëzonin sistemin e votimit, teksa edhe një herë hodhi dyshime mbi votat e hedhura me anë të postës, që sipas disa vëzhguesve favorizojnë demokratët.

“Ishte një votë shumë herë më e sigurt se ato të dërguara me anë të postës, këtë mund t’ua them me siguri. Çdo gjë u bë sipas rregullave. Kur dërgon votën me postë, ajo s’mund të jetë kurrë e tillë”, tha presidenti Trump.

Më shumë se 50 milionë amerikane kanë votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale, teksa fushata do të zgjasë edhe për 10 ditët e mbetura. Sipas të dhënave të Kolegjit Zgjedhor në SHBA, pjesëmarrja në këto votime do të jetë më e larta në 100 vitet e fundit.

Kjo pjesëmarrje e lartë është një shenjë e interesit të madh që shtetasit amerikanë kanë, sidomos për mënyrën se si do të menaxhohet në muajt e ardhshëm kriza e shkaktuar nga Pandemia Covid-19, e cila i ka marrë jetën më shumë se 221 mijë personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shumë shtete votimi i hershëm dhe me anë të postës u pa si mënyrë e sigurt për të evituar përhapjen e virusit.

Fakti që votimi për këto zgjedhje Presidenciale ka nisur më herët, ka bërë që projeksionet për pjesëmarrjen në Zgjedhjet Presidenciale të parashikojnë që rreth 150 milionë votues do të marrin pjesë në zgjedhje, çka përbën 65% të votuesve në SHBA, pjesëmarrja më e madhe në votime që nga viti 1908.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026