Operacionet post-tërmet, evakuime në Turqi, në Siri hyn autokolona e parë e ndihmave
Të paktën 28 mijë e 44 persona janë evakuuar të enjten nga qyteti KAHRA-MAN-MARAS, në jug të Turqisë, pranë epiqendrës së tërmetit fatal të së hënës.
Autoritetet lokale kanë saktësuar se gjatë paradites, të paktën 23 mijë e 437 persona u evakuuan në rrugë ajrore dhe 4 mijë e 607 të tjerë në rrugë hekurudhore.
Agjencia turke për menaxhimin e emergjencave, AFAD, shpërndau një paralajmërim për ata që duan të largohen nga qyteti, duke i njoftuar se do të akomodohen në shtëpi pritjeje.
Vlerësimet e fundit të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjerojnë se rreth 23 milionë persona mund të preken nga katastrofa.
Në Turqi vazhdon edhe ardhja e ndihmave ndërkombëtare, ndërkohë që sa i takon Sirisë, në vend ka hyrë autokolona e parë me ndihma e OKB-së.
Megjithatë, ekipet e emergjencës paralajmërojnë se ndihmat për qytetarët mund të mbeten pengje të situatës politike.
Të njëjtat struktura kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rëndohet ndjeshëm në orët e ardhshme, sidomos në Siri, ku operatorët po gërmojnë nën rrënoja në kushte të vështira, edhe për shkak të motit të ftohtë me dëborë që ka përfshirë rajonin.
Një zyrtar i lartë tha për CNN se përpjekjet për të ndihmuar njerëzit në rajonet e prekura nga tërmeti kanë qenë jashtëzakonisht të vështira edhe për shkak të konflikteve dhe krizës së vazhdueshme humanitare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Cilat shtete përgjoi balona kineze?
- Pedagogu shqiptar: Nëse tërmeti do të binte në Gjermani, pasojat më të mëdha
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta