Cilat shtete përgjoi balona kineze?
SHBA beson se balona e dyshuar kineze e vëzhgimit që u rrëzua mbi territorin e saj është pjesë e një flote më të gjerë që është shtrirë në pesë kontinente.
“Shtetet e Bashkuara nuk ishin objektivi i vetëm i këtij programi,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Ai shtoi se SHBA kishte shpërndarë informacionin e mbledhur nga mbetjet e balonës me dhjetëra vende të tjera.
Kina ka mohuar se objekti është përdorur për qëllime spiunazhi dhe ka nënvizuar se ishte një pajisje moti e cila kishte humbur drejtimin.
Zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar balonën rreth 60 metra të gjatë, të krahasueshme në madhësi me avionët e linjës rajonale.
Prania e saj në hapësirën ajrore të SHBA-së shkaktoi një krizë diplomatike dhe e shtyu Sekretarin Blinken të anulonte një udhëtim në Kinë – takimi i parë i nivelit të lartë SHBA-Kinë ndër në vite.
Më vonë balona u qëllua nga një avion luftarak amerikan në brigjet lindore. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, Ëashington Post raportoi se SHBA beson se projekti i dyshuar i balonave të vëzhgimit po operohej nga provinca bregdetare e Kinës Hainan dhe kishte në shënjestër disa vende duke përfshirë Japoninë, Indinë, Vietnamin, Tajvanin dhe Filipinet.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës