Tensionet në Mesdheun Lindor, Turqia zgjat deri në 4 nëntor kërkimet e anijes “Oruc Reis”
Kur tensionet në ujërat e Mesdheut Lindor ende nuk janë shuar, Turqia vendos të zgjasë kohën e kërkimeve në këtë zonë, operacione që ishin parashikuar të përfundonin në 27 tetor.
Së bashku me dy anijet e tjera, “Oruc Reis” do të vijojë punën në jug të ishullit grek të Rodosit deri në 4 nëntor.
Anijet u ridërguan në fillimit të muajit tetor duke rindezur zemërimin e Greqisë, Francës dhe Gjermanisë. Përplasjet me Greqinë dhe Qipron në ujërat e diskutueshëm të Mesdheut Lindor nisën në gusht, kur Ankaraja filloi kërkimet për burime natyrore.
Në solidaritet me Greqinë dhe Qipron është shprehur edhe Bashkimi Evropian, që i ka kërkuar Turqisë të shmangë veprimet e njëanshme, duke e paralajmëruar edhe për sanksione.
Tensionet mes dy shteteve nisën gjatë muajit gusht kur Turqia dërgoi një anije vëzhgimi në zonat ku Greqia, Turqia dhe Qipro pretendojnë se kanë të drejtë të kërkojnë për burime natyrore.
Sipas një mesazhi dërguar nga sistemi i alarmit detar NAVATEX anija ‘Oruc Reis’ do të operonte nga data 12 deri në 20 tetor në të njëjtën zonë ku eksploroi gjatë muajit gusht dhe shtator duke përfshirë edhe zonën e ishullit grek Kastellorizo.
Anija e kerkimit do të shoqërohet edhe nga dy anije të tjera Ataman dhe Cengiz Han.
Lexoni gjithashtu:
Turqia dërgon sërish anijet e kërkimit, rindizen tensionet në ujërat e Mesdheut Lindor
Turqia dërgon anijen e naftës në Mesdhe, rriten tensionet me Greqinë
“Një shans diplomacisë”, Erdogan: Ja pse e tërhoqëm anijen
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar