Vepra ku gërshetohet krijimtaria e Banksy dhe Monet shitet për 7.5 milionë paundë

25 Tetor 2020 | 12:35

Ndonëse shumë aktivitete janë pezulluar në kohë pandemie, në ankande vijojnë shitjet e disa prej veprave artistike të cilat blihen edhe me shuma marramendëse.

Së fundi në ankandin e Londrës është shitur për 7.5 milionë paundë një vepër, një pikturë e impresionistit Claude Monet, ku është ndërthurur dora e artistit britanik të rrugëve Banksy.

Sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s vepra e vitit 2005 pritej të arrinte vlerën midis 3-5 milionë paund, por duket se edhe në kohë pandemie i kaloi pritshmëritë.

Në veprën “Show me the Monet“, Banksy përdori vaj në kanavacë për të rikrijuar pikturën shumë të qetë dhe të gjelbëruar të Monet, ku duket ura prej druri dhe zambakët, një pamje nga kopështi i artistit francez në Giverny.

Por në versionin e Banksy, idili është shndërruar në një vepër moderne, ku duken dy karroca të braktisura dhe një kon trafiku portokalli që notojnë në ujë.

Gjatë ankandit po ashtu u arrit të shitej edhe një pikturë e Pablo Picasso, Tête d’Homme, e cila u ble për shifrën e 5.2 milionë dollarëve dhe piktura e artistit japonez Kazuo Shiraga Chikaisei Shinsanshi, e cila u shit për 3.03 milionë dollar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026