Pano Soko: Ndihma për fermerët dhe biznesin e vogël ‘karamele elektorale’ e Ramës, duhej bërë në fillim të pandemisë

26 Tetor 2020 | 11:49

Eksperti i ekonomisë Pano Soko i quajti premtimet e qeverisë për fermerët dhe biznesin e vogël si ‘karamele elektorale’. Ai theksoi se këto premtime qeveria i bën për përfituar elektorat, pasi jemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve.

“E para, shyqyr që nuk kemi paketë fiskale. Kjo qeveri ka qenë rekordmene që paketën fiskale, në 7 vitet e para ka nxjerrë 7 paketa fiskale. Pra, i ka ndryshuar taksat 7 herë, është një praktikë jo e mirë,” u shpreh z. Soko gjatë një interviste me gazetaren Bruna Çifligu në Euronews Albania.

“Nuk është një qasje që ka të bëjë me filozofinë ekonomike të kësaj qeverie. Kjo është parë si një mënyrë që qeverinë do ta bëjë më atraktive qeverinë në sytë e publikut tani që jemi në prag të fushatës elektorale. Është thjesht një levë, një vegël ekonomike që është për të përfituar elektoralisht. Patjetër që është një ndihmë për biznesin e vogël, por duhet bërë që kur bizneset u goditën nga kriza, që me rastin e pandemisë. Kemi shumë biznese që janë mbyllur tashmë. Pse do të fillojë në janar? Sepse kemi zgjedhjet në prill”, u shpreh eksperti.

Ai foli më tej edhe për videon e tij, që tashmë është bërë virale, ku sqaron sesa taksa i mban shteti një punonjësi.

“Për çështjen e videos i tregova kryeministrit sesa taksa paguajmë në shtet, sa taksa paguajmë ne. Ne paguajmë një sërë taksash. Ne duhet t’ia bëjmë të qartë sesa taksa po na mban ai ne. Një individ që fiton 70 mijë lekë në muaj për veten e vet, kontribut në buxhetin e shtetit e ka 50 mijë lekë. Nëse do të ikë nga Shqipëria, buxhetit të shtetit i mungojë 50 mijë lekë në muaj. E bëra për t’i treguar se duhet t’i vësh gishtin kokës, qoftë kur të ikën edhe një person i vetëm nga Shqipëria.”, sqaroi Soko.

Më tej, eksperti i ekonomisë foli edhe për pagën minimale, i cili tha se këtë nuk mund ta përcaktojë dot kryeministri por tregu.

“E dyta është çështja e pagës minimale. Kjo paga minimale përdoret si faktor polemizues kur vjen puna për të vlerësuar një politikë të caktuar ekonomike. Por nëse një kryeministër ka në dorë pagën minimale ai e bën edhe 5 mijë euro. Por pagën e përcakton tregu, oferta dhe kërkesa”, tha ai.

 

Lexoni gjithashtu:

Intervista e plotë

Paketa fiskale, ulen taksat për biznesin e vogël dhe fermerët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026