Dendias ngushëllon Çavusoglu, ministri grek viziton zonat e prekura nga tërmeti
Ministri i Jashtëm i Greqisë udhëtoi të dielën drejt zonave të prekura nga tërmeti në Turqi, ku premtoi vijimin e mbështetjes së Athinës. Dendias u prit nga homologu Çavushoglu dhe deklaroi se fqinjët nuk duhet të presin një tërmet tjetër për të qetësuar marrëdhëniet.
Këto pamje do të ishin vështirë të imagjinueshme pak ditë më parë. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias zgjodhi të ngushëlloj nga afër homologun e tij turk, Mevlut Cavushoglu për fatkeqësinë që ka tronditur vendin.
Greqia ishte ndër vendet e para që iu gjend pranë Turqisë pas goditjes nga tërmetet dhe që kanë shkaktuar me mijëra viktima e të plagosur.
Turqia dhe Greqia nuk duhet të presin një tjetër tërmet për të qetësuar lidhjet e tyre, tha Dendias, pasi avionic i tij u ul në provincën jugore të Adanas, një prej më të goditurave nga tërmeti.
Dendias ripërsëriti zotimin e Athina do të qëndrojë pranë fqinjit të saj teksa kalon këto ditë të vështira.
Dy ministrat udhëtuan me helicopter drejt qytetit Hatai, ku pasojat e lëkundjeve të tokës kanë qenë shumë shkatërrimtare.
Tensionet mes dy shteteve janë të shpeshta, por palët duket se do të përpiqen të rigjejnë komunikimin pas kësaj situate të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni