Rritja e të infektuarve, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj: Situata nuk është e mirë
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, u shpreh se situata e pandemisë Covid-19 në Shqipëri nuk paraqitet e mirë. Gjatë një interviste për gazetaren Ilva Tare, ish-ministri i Shëndetësisë nënvizoi se aktualisht në spitalet Covid janë në dispozicion 500 shtretër, ku prej tyre janë ezuaruar vetëm 280.
Këto tregues shton ai faktojnë se nuk ka vend për t’u alarmuar, pavarësisht rritjes së ndjeshme të të infektuarve me Covid-19.
“Situata nuk është e mirë dhe kjo dihet, por nuk po ndodh vetëm në Shqipëri. Evropa është ajo që ka më shumë rritjen e rasteve. Ne kemi 500 shtretër, dhe numri i sotëm ishte 280 të shtruar në spitale. Parashikimet tona janë që ky vit është që të shkojë -6.5 %. Buxheti do të ketë një injeksion, që vjen nga programi i rindërtimit. Ajo se çfarë do të dominohet është përpjekja për të pasur një lehtësim të ngarkesës që u vjen bizneseve nga pjesa fiskale”, tha ai.
Teksa foli për debatin e krijuar mbi kthimi për shqyrtim në Kuvend të Kodit Zgjedhor nga presidenti Meta, z. Beqaj u shpreh si vijon: “Të gjithë aktorët e rëndësishëm euro-atlantikë kanë thënë se marrëveshja e 5 qershorit është zbatuar. Ato që kanë ndodhur nuk e cenuan 5 qershorin. Sot jemi 6 muaj para zgjedhjeve, tentativa për të shkuar në Komisionin e Venecias për ta shtyrë gjenë pambarim, spese zgjedhjet kanë një datë. Ne duhet të përgatitemi praktikisht, qoftë me plotësimin e strukturave të reja të KQZ, procedurat që do testohen për teknologjinë. Formulë të artë të sistemeve zgjedhore nuk ka. Me thënë të drejtën, ende nuk kemi mundur ta konsolidojmë sistemin”, tha ai.
Politologu i njohur Roland Lami tha në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania se projektbuxheti i hartuar nga mazhoranca ka karakter elektoral, dhe kjo sipas tij, faktohet nga fryrja e shpenzimeve.
“Padashur të kemi etiketues, por në tërësi zakoni i partive politike është se kanë një fryrje të shpenzimeve në fushata elektorale. Në këtë kuptim, nuk e shoh të ndryshëm edhe sjelljen e mazhorancës aktuale në këtë projektbuxhet. Shumë sektorë janë në vështirësi të madhe dhe do të duhet që buxheti të kishte një plan”, tha Lami.
Ai theksoi se Kodi i ri Zgjedhor është një kod që është bërë me vullnet të njëanshëm, dhe kjo qasje shtoi Lami, e bën këtë “formulë” të paqëndrueshme për sistemin demokratik.
“Zgjedhjet marrin kuptim kur palët hyjnë të relaksuara në garë. Sot kemi një pjesë të relaksuar, ndërsa pjesa tjetër është në pasiguri dhe në tensioni se si mund të ndërtohet një proces kur nuk merret parasysh mendimi i tyre. Kemi një sistem zgjedhor që është i njëanshëm, dhe kjo nga çdo pikëpamje politike që mund ta shohësh nuk ka vend të qëndrojë”, shtoi ai.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale
- 08:09 I zuri korrenti teksa ishin duke larë makinën, babë e bir humbin jetën tragjikisht në Deçan