Një javë nga tërmetet, vazhdon nxjerrja e të mbijetuarve nga rrënojat e godinave
Një episod i jashtëzakonshëm që nuk shpjegohet dot nga natyra dhe ligjet shkencore. Kështu e kanë përkufizuar nxjerrjen gjallë pas 140 orësh nën rrënoja të një gruaje, që ka mbijetuar në acar dhe temperatura nën zero.
Bëhet fjalë për Fatmën, 25 vjeçe, për nxjerrjen e të cilës skuadrave të shpëtimit iu desh thuajse një ditë e tërë.
“Jam shumë i lumtur që kemi gjetur një të mbijetuar. Shpresojmë të gjejmë të tjerë së shpejti, të shpëtojmë më shumë jetë. Do të vazhdojmë punën pa ndërprerje”, tha Abid Zengin, zjarrfikës.
Dhe ata vazhduan gërmimet edhe një ditë tjetër, e pesta rresht. Më vonë i njëjti grup zjarrfikësish, që erdhi në Antakja nga Konia, vërshoi drejt një tjetër vendi ngjarjeje.
Edhe pse ditën, pasojat e shkatërrimit të lëna nga dy tërmetet madhore që tronditën Turqinë dhe Sirinë një javë më parë po pengojnë edhe ata me më shumë eksperiencë.
“Është një makth i vërtetë”, u shpreh Ebubekir, zjarrfikës.
Por e vetmja gjë që dëgjohet nga këta njerëz është se ata nuk do të ndalen.
“Jemi të lodhur, por nuk ndalemi”.
Nuk ka kohë për të humbur me fjalë. Kërkime të shumta po zhvillohen njëkohësisht në qytet dhe ky grup, që deri tani ka nxjerrë mbi 160 persona gjallë nga rrënojat, shpreson të vijojë me thyerjen e rekordeve.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West