Supersfida PSG-Bayern, francezët rikuperojnë dyshen Messi-Mbappe
Park de Princ pret sot përballjen e yjeve botërorë të futbollit, aty ku Messi, Mbape e Nejmar përballen me Sane, Myler Muziala. Uefa Cempions Lig pritet të dhurojë spektakël në kryesfidën e mbrëmjes mes PSG-së dhe Bayernit, e cili nis në orën 20:45. 6 herë fituesit e trofeut zbresin në fushë përballë parizienëve, të cilët nuk kanë mundur ende të ngrenë lart trofeun.
11 herë janë përballur me njëri-tjetrën Bajerni dhe Paris Sen Zhërmen në kompeticionin më të lakmuar për klube, ku 5 fitore i takojnë gjermanëve dhe 6 francezëve. Më i rëndësishmi padyshim mbetet triumfi i vitit 2020, aty ku Kingsli Koman i dhuroi trofeun Bajernit të Mynihut pikërisht në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij Parisit.
Parizienët kanë mundur të rikuperojnë dyshen Mesi-Mbape e cila ishte në dyshim, ndërsa mungesat e vetme janë Mukiele-Sançes. Tek gjermanët mungesat mbeten problem kryesor në çdo edicion të ligës së kampionëve, Nojer, Mazraui, Mane dhe Hernandez nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt kryeqytetit francez, fakt që konfirmon se nuk do të jenë në dispozicion të Julian Nagelsman.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran