Neymar për ndeshjen kundër Bayern-it: Nuk do jetë e lehtë, por duam Champions-in
Futbollisti brazilian, Neymar ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bayern Munchen, e vlefshme për fazën e 1/16 të Champions League.
Ai u shpreh se Bayern Munchen ka lojtarë të mëdhenj dhe se nuk do të jetë e lehtë.
Por 31-vjeçari shtoi se qëllimi i PSG-së është që të fitojë kompeticionin.
“Çdo ndeshje ka historinë e saj. Më pëlqen të luaj këto ndeshje të mëdha, kundër lojtarëve të mëdhenj, klubeve të mëdha. Janë në këto momente që lojtarët e mëdhenj shkëlqejnë më shumë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë sepse Bayern Munich ka lojtarë të mëdhenj.
Qëllimi ynë më i madh është Champions League. Do të duhet t’i kushtojmë vëmendje detajeve. Champions League është si Kupa e Botës, skuadra që bën më pak gabime shkon më larg. Ne i dimë vështirësitë por kemi shumë cilësi. E dimë se çfarë ne mund ta bejmë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë