Igli Tare drejt Tottenham
Ish-futbollisti i njohur shqiptar Igli Tare, që mban rolin e drejtorit sportive tek Lazio mund të zhvendoset drejt Premier League-s angleze.
Mediat britanike shkruajnë se Totenhemi ka shfaqur interes për 49-vjeçarin, i cili shihet si kandidat për të zëvendësuar Fabio Paraticin. Ky i fundit po përballet me situata aspak normale, për faktin se është dënuar me 30 muaj përjashtim nga futbolli italian për përfshirjen e tij në parregullsi të supozuara financiare dhe kontabilitet të rremë tek Juventusi.
Bazuar në rregullat e FIFA-s, dënimi qëndron vetëm brenda Italisë, por në rast se federata italiane e futbollit vendos, atëherë dënimi aplikohet edhe në Evropë. Në këtë pikë, Paratici do të ishte i detyruar që në 3 vitet e ardhshme të qëndronte larg futbollit.
Duke parë dhe faktorët e tjerë pozitivë, Igli Tare shihet si zëvendësuesi i duhur i italianit. Tare ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kryeqytetin e Italisë, ndërkohë ende nuk ka firmosur për rinovim. Pak kohë më parë, 49-vjeçari ka shprehur dëshirën e tij për një eksperiencë të re, që ndoshta e radhës do të jetë në ishull.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë