Po vjen lufta? Mali i Zi, Serbia dhe Rusia reagojnë për deklaratat e Moldavisë

14 Shkurt 2023 | 22:49

Deklaratat e bëra më 13 shkurt nga Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, se Rusia po përgatit një grusht shteti, kanë trazuar Ballkanin. Kryetarja e shtetit moldav akuzoi Kremlinin se do të përdorë sabotues nga Mali i Zi dhe Serbia për të vënë në jetë planin kundër Moldavisë.

Moska i konsideroi “Pretendimet e tilla si krejtësisht të pabaza dhe të pavërtetuara”. Ministria e Jashtme ruse fajësoi Ukrainën se po nxit tensione mes Rusisë dhe Moldavisë, në mënyrë që të dyja shtetet të përfshihen në një konfrontim të rëndë.

Deklaratat u mohuan edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

“I kam dhënë urdhër ambasadorit tonë të akredituar në Kishinau, që të kërkojë urgjentisht sqarimin e deklaratës, si dhe të na japin urgjentisht të gjitha informacionet për personat që dyshohen se mund të jenë pjesëmarrës në veprime të tilla të dhunshme.”

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i konsideroi deklaratat e presidents Sandu si të ashpra, por shpehu gatishmëri për të bashkëpunuar.

“Ne do të përpiqemi të kontaktojmë me zyrën e tyre për sqarime shtesë. Nëse është e nevojshme, shërbimet tona të sigurisë do të kryejnë kontrolle shtesë. Nëse ata kanë ndonjë informacion më shumë, ne jemi të gatshëm ta dëgjojmë atë.”

Një grup tifozësh serbë u ndaluan gjithashtu të hynin në Moldavi për të ndjekur nga afër ndeshjen midis Sherif Tiraspol dhe Partizanit të Beogradit. Policia kufitare tha se ata nuk mund të justifikonin qëllimin e udhëtimit.

Moldavia klasifikohet shpesh si pjesë e rajonit të Europës Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Përhapja e konfliktit në këtë shtet do ta sillte luftën brenda rajonit tone, i cili përballet edhe me kriza të tjera si ajo në Bosnje-Hercegovinë apo në veri të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paralajmërimi i Iranit: Bazat amerikane të përfshira në sulme janë objektiva legjitime

Teherani ka thënë se bazat amerikane të përdorura për agresion kundër vendit janë “objektiva legjitime”. Në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror i Republikës Islamike...
13:45 | 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, miratoi të premten një kërkesë nga kreu i gjyqësorit për të falur, ulur ose ndryshuar dënimet e më...
13:23 | 05/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Antonio Costa: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet dhe rregullat e saj të riorganizohen

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, mbështeti thjeshtimin e rregullave të Bashkimit Evropian për pranimin e anëtarëve të rinj, duke thënë se blloku duhet të...
13:09 | 05/06/2026