“Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
5 Qershor 2026 | 13:29

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen për çështjen e Zvërnecit, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një “Marrëveshje të re për Shqipërinë”.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Spiropali thotë se ka ardhur momenti për një qasje të re politike dhe institucionale, ku sipas saj “shteti duhet të jetë më i madh se pushteti dhe institucionet më të forta se ata që i ushtrojnë”.

Duke iu referuar protestave të nisura pesë ditë më parë në Zvërnec, ajo thotë se është kollaj t’i sillesh rrotull me fjalë boshe dhe konspiracione, ndërsa thekson se tani është momenti për të bërë diçka të qëndrueshme.

“Tani që të gjithë Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit dhe kanë hyrë në lojë, tani që vrasja është bërë, gjaku është derdhur, ndërgjegjet janë tronditur, gjumi është prishur, çfarë duhet bërë diçka tjetër? Jo diçka dosido. Diçka shekspiriane. Diçka e qëndrueshme. Diçka që po u bë, nuk zhbëhet”, thotë ish-ministrja.

Sipas saj, Shqipëria ndodhet në një fazë të re historike, ku sfida kryesore nuk është më ndërtimi i shtetit, por kufizimi i pushtetit dhe forcimi i kontrollit institucional.

“Çka duhet bërë sot është një marrëveshje e re për Shqipërinë. Çdo epokë ka pyetjen e vet themelore. Për shumë vite pyetja e Shqipërisë ishte si të ndërtonte shtetin. Sot pyetja është tjetër: si ta bëjë shtetin më të madh se pushteti dhe institucionin më të fortë se ai që e ushtron pushtetin”, shkruan Spiropali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje para Parlamentit, protestuesit qëllojnë me vezë makinat e deputetëve. Policia arreston Dritan Goxhajn

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e së martës para Parlamentit. Automjeti i zëvendëskryeministres Albana Koçiu është goditur me vezë nga protestuesit. Nga pamjet...
12:08 | 30/06/2026

SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Vlorës për dyshime mbi falsifikimin e dokumenteve dhe tjetërsimin e pronave në zonat e Radhimës, Dukatit dhe Orikumit,...
11:20 | 29/06/2026

“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u bëri thirrje magjistratëve të rinj të kontribuojnë në ndryshimin e kulturës së institucioneve të drejtësisë, duke...
10:51 | 29/06/2026