Polonia mund të detyrohet të lërë BE-në pas propozimeve për reformën e gjyqësorit, paralajmëron Gjykata e Lartë

18 Dhjetor 2019 | 15:07

Planet e qeverisë për të rishikuar sistemin e drejtësisë në vend, mund të detyrojnë Bashkimin Europian të largojë Poloninë nga blloku, ka paralajmëruar Gjykata e Lartë polake.

Në një dokument prej 40 faqesh, gjykata shkroi se propozimet e paraqitura nga partia në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS), ku përfshihet dhe heqja e gjykatësve kritikë ndaj reformave, mund të cenojë  përparësinë e ligjeve të BE-së mbi legjislacionin kombëtar.

Propozimi i partisë në pushtet është një “përpjekje për të detyruar gjithë gjykatësit (…) të aplikojnë ligjet e mazhorancës në pushtet”, tha Gjykata, edhe nëse një gjykatës apo gjykatë parashtron se të tilla ligje nuk janë “në përputhje me standardet e larta ligjore”.

“Kontradikta midis legjislacionit polak dhe atij të BE-së… me shumë mundësi, do të shkojë drejt një ndërhyrje nga institucionet e BE-së për shkelje të traktave mes palëve”, paralajmëroi Gjykata e Lartë polake.

“Si përfundim”, tha Gjykata, kjo mund të çojë drejt “nevojës për të lënë Bashkimin Europian”.

Propozimi i PiS sanksionin përjashtimin e gjykatësve të cilët mund të vejnë në pikëpyetje ligjshmërinë e emërimit të një gjykatësi tjetër, si dhe aktivitet të cilat mund  të jenë në dukje “politike”.

Partia në pushtet ka shpjeguar se propozimi do të shmangë kaosin në gjyqësor, ndërsa opozita ka deklaruar se është një përpjekje “për të heshtur kritikët e qeverisë”.

Organizatat ligjore dhe Fondacioni i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut kanë bërë thirrje për protesta përpara parlamentit polak kundër propozimeve të qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026