Burri ‘bën për spital’ gruan ditën e Shën Valentinit, shoqërohet në polici

15 Shkurt 2023 | 12:00

Dita e të dashuruarve nuk ka shkuar ashtu siç pritej për një çift nga qyteti i Skënderaj në Kosovë.

Bëhet me dije se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, në natën e Shën Valentinit, rreth orës 22:25.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për tu marrë në pyetje, ndërkohë që bashkëshortja është transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Më vonë, asaj i është dhënë urdhër mbrojtje për të shmangur një përballje të dytë me bashkëshortin.

Pas marrjes së kujdesit mjekësor, gruaja është kthyer në banesë. Ndërkohë që me urdhër të prokurorit është bërë edhe lirimi i të ndaluarit.

Klankosova shkruan se gjatë ditës së Shën Valentinit ka pasur edhe raste tjera të dhunës, ngacmimit seksual dhe kërcënimit ndaj grave.

Në Prishtinë, një person në gjendje të dehur ka kërcënuar një grua, teksa në Komoran, një person e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka shantazhuar një tjetër vajzë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026