Deti me Greqinë, Ardit Bido tregon nenin imponues të shtetit fqinj: Shqipëria nuk ka linjë të qartë
Shqipëria dhe Greqia kanë pranuar që mosmarrëveshjet për detin t’i zgjidhin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo lëvizje prej ditësh vijon të jetë temë kryesore në mediat shqiptare, por jo vetëm. Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, u shpreh se Shqipëria ka një nen në Kushtetutë, i cili është bërë me imponim nga shteti grek.
Kjo sipas tij lidhet e faktin se shteti shqiptar nuk mund t’i heqë shtetësinë askujt nëse personi nuk shpreh vullnetin për ta bërë këtë gjë. Gjithashtu z. Bido u shpreh se marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk janë të sinqerta, ku shpeshherë tha se ka një imponim nga pala fqinje.
“Ka edhe një moment që duhet parë në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Kemi një aktor të fortë siç është shteti grek, i cili është më i fortë edhe më gjerë se Ballkanin Perëndimor, siç është Mesdheu Lindor dhe një faktor, i cili është i dobët që nuk është shumë i konsoliduar. Një shtet që nuk është fort i konsoliduar. Ne në Shqipëri kemi nen në kushtetutë të imponuar nga Greqia, pa lëre më ligje të imponuara nga Greqia. Shqipëria ka për shembull një nen, që shtetësinë shqiptare mund ta heq dikush vetëm me vullnet të lirë. Këtë e ka vetëm Shqipëria në rajon. Ky është një rast i bërë me imponim të shtetit grek. Kjo prodhon marrëdhënie jo të sinqerta. Ka një tentativë imponimi nga aktori i fortë ndaj një aktori të dobët”, tha ai.
Ai renditi dy dobësitë që e mundojnë Shqipërinë, ndërkohë kritikoi politikën shqiptare për mungesë unitetit në raport me interesin kombëtar.
“Shqipëria ka dy dobësi, është treguar joserioze. E dyta është se politika shqiptare është jo-unison. Ne nuk i dimë se cilat janë marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk ndodh në Greqi. Ka disa mangësi nga pala shqiptare në këtë drejtim, por ka edhe imponim”, u shpreh ai.
Drejtori i përgjithshëm i Arkivave u ndal edhe tek çështja e detit, ndërkohë tha se parimisht ky hap është e vetmja zgjidhje e mundshme mes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Shqipëria nuk ka një linjë të qartë në politikën e jashtme ndaj Greqisë. Cilat janë çështjet bilaterale? Kemi një shet, i cili nuk ka pasur axhendë. Në rastin e detit është një çështje, e cila për mua çuarja në Hagë politikisht është e vetmja zgjidhje e mundshme. As Greqia s’mund të pranojë një marrëveshje që është dëmtuese, as Shqipëria nuk mundet që të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çuarja në Hagë është veprimi parimor i logjikshëm. Çuarja në Hagë kërkon mbi 2 vjet negociata”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale
- 08:09 I zuri korrenti teksa ishin duke larë makinën, babë e bir humbin jetën tragjikisht në Deçan