Qeveria do të hapë gropa financiare, fryn €700 milionë të ardhurat për prokurime elektorale
Qeveria ka parashikuar në buxhetin e 2021, rreth €1 miliardë euro, plani më i madh për investime vjetore në dekadat e fundit.
Këto investime ajo i ka justifikuar duke parashiakur të adhura të fryra buxhetore për vitet 2020 dhe 2021.
Projektbuxheti 2021 ka parashikuar se për gjithë vitin 2020 dhe 2021 qeveria do të mbledhë rreth €700 milionë të ardhura më shumë se sa parashikon FMN.
“Qeveria po gënjen të tjerët që do të jetë një vit shumë i mirë mirë, do shpërndajë tendera, do të shpërndajë kontrata, do t’i lidhi fatet e njerëzve me fatin e saj zgjedhor me shpresën që këta njerëz do votojnë për të në mënyrë që të marrin këto të ardhura të premtuara,” është shprehur Neritan Sejamini në emisionin “Me pak fjalë”, të mërkurën në mbrëmje, në Euronews.
Ndërsa ekonomisti Azmi Stringa ka pohuar se “Qeveria nuk i ka këto kapacitete [për të kryer €1 milairdë investime], ndaj ose do t’i ekzekutojë formalisht, do jepen lekët dhe nuk do të bëhen punë, ose do të shtyhen në kohë.”
Stringa mendon se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me rindërtimin, për të cilin qeveria ka parashikuar rreth €226 milionë në vitin 2021, “do të hapen gropat për të treguar se po punojmë, dhe do të ndahet se kush do t’i marri këto fonde”.
Pra, qeveria do të hapë gropën për efekt elektoral dhe do të përcaktojë kompanitë përfituese por ndërtimet do të vonojnë.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta