Po vendosnin skedina, e ‘pësojnë keq’ të rinjtë në Tiranë. Çfarë iu gjeti policia
Dy të rinj në Tiranë u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, me aparate celulare, në ambientet e një lokali, vihen në pranga 3 shtetas.
Gjatë kontrollit në tavolinën ku po qëndronin këta shtetas, Policia gjeti disa doza kokaine.
Dy të rinj në Farkë të Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë pasi u kapën nga shërbimet e policisë duke luajtuar baste sportive në telefon.
Shtetasit me inicialet E. K. dhe A. A, u ndaluan gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në zonën e Liqenit të Thatë. Ata u ndaluan fillimisht duke vënë baste sportive, me aparatet e tyre celulare, por gjatë kontrollit të efektivëve në tavolinën u gjetën dhe doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 26 vjeç, dhe A. A., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizmi ose ushtrimi lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
Policia ka proceduar penalisht dhe 3 shtetas të tjerë të cilët u kapën duke vënë baste sportive, me celulare, në një lokal tjetër, në Farkë.
“Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: K. S., 34 vjeç, M. Ç., 30 vjeç, të dy banues në Lundër, Tiranë dhe D. T., 44 vjeç, banues në fshatin Baldushk, Tiranë, për veprën penale “Organizmi ose ushtrimi I lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta