Humbjet e “Wagner” në Ukrainë, SHBA: Mercenarët, të papërgatitur për luftë

Wagner
18 Shkurt 2023 | 12:42

Mbi 30 mijë mercenarë që luftojnë për grupin paraushtarak rus “Wagner” janë vrarë ose kanë mbetur të plagosur që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, sipas të cilit grupi ka pësuar humbje të shumta në javët e fundit, me rreth 9 mijë luftëtarë të vrarë në betejë.

“Wagner” ka rekrutuar shumë të burgosur dhe zëdhënësi Kirby ka theksuar se shumica e viktimave janë të dënuar të pastërvitur.

Por pavarësisht humbjeve, grupi paraushtarak rus ka fituar terren përreth qytetit të Bakhmutit. Disa nga luftimet më të ashpra janë verifikuar atje, me mercenarët e “Wagner” që janë përfshirë thellësisht në zaptimin e tij.

Sipas autoriteteve ukrainase, luftëtarët armiq janë dërguar për të kryer sulme në terren dhe pavarësisht kësaj Moska ka dështuar me evakuimin e ushtarëve të saj tët plagosur dhe atyre të vdekur, duke bërë që në disa zona kufomat të bëhen pirg.

Marrja e Bakhmutit mund t’i lejojë Rusisë të bëjë një avancim drejt qyteteve më të mëdha në perëndim të vendit, si Kramatorsk dhe Slovianks.

Megjithatë, zoti Kirby tha më tej në fjalimin e tij se avancimi i mëtejshëm do të rezultojë i vështirë, duke pasur parasysh se marrja nën kontroll e territoreve në Bakhmut kërkoi disa muaj kohë dhe kishte një kosto shkatërruese për palën ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet Iran-SHBA, kryeministri i Pakistanit jep detaje nga takimi në Zvicër: Përparim inkurajues

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif përmes një postim në “X” ka zbuluar detaje nga negociatat midis Iranit dhe SHBA-së të cilat sipas tij kanë përfunduar me...
11:59 | 22/06/2026

Kur do të ketë një kryeministër të ri në Britani?

Keir Starmer tha se do t’i kërkojë Komitetit Ekzekutiv Kombëtar të Partisë Laburiste që nominimet për udhëheqësin e ri të partisë të hapen më 9 korrik....
11:51 | 22/06/2026

Kina thirrje Iranit dhe SHBA-së: Ruani vrullin në bisedimet e paqes dhe punoni drejt përparimit pozitiv

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun tha se Kina shpreson që Irani dhe SHBA-të do të ruajnë vrullin e negociatave të tyre dhe do...
11:40 | 22/06/2026