Njerëzit apo rrugët, ku planifikohet që të shpenzohen paratë e shtetit
Prej vitit 2019, Shqipëria është prekur nga 3 kriza. Tërmeti, pandemia, luftë. Të trija kanë goditur sistemin financiar, duke rritur nevojën për të hedhur më shumë para në infrastrukturë dhe në popullatë.
Rindërtimi pas vitit 2019 dhe rritja e pakontrolluar e çmimeve në 2022 për çdo produkt të mundshëm, krijuan një situatë të paqartë për ecurinë e investimeve.
Por, paraliza preku edhe njerëzit, sidmos ata me të ardhura të ulëta, që fillimisht humbën banesat, më tej u vendosën në karantinë dhe tashmë po blejnë shtrenjtë.
Qeveria dhe bashkitë planifikojnë të shpenzojnë në një vit kalendarik po aq para sa dërgohen nga emigrantët shqiptarë. Vlera 1 mld euro është e përafërt edhe me nivelin e investimet që sjellin kompanitë e huaja në vend.
Por a do të zbatohen afatet e punimeve që shkruhen në tabelat e kantiereve në zhvillim? Sa do t’i shërbejë asfaltimi Shqipërisë periferike që zbrazet çdo ditë dhe asaj të qendrës që zgjerohet në kaos? Kush do të përfitojë nga rrugët e reja, të ndërtuara në kohë apo me vonesë, pavarësisht nga kostot e tyre.
Vizioni i qeverisë për të bërë Shqipërinë portën turistike të mesdheut, shfaqet rregullisht në ekranet e saj të propagandës. Numrat në rritje të të huajvë që vizitojnë vendin tonë dhe parrullat për të vizituar cdo pikë tërheqëse në pranverë, verë, vjeshtë e dimër, duket sikur e largojnë vëmendjen nga Shqipëria tjetër, e varfër dhe braktisur.
Me këtë projekt, edhe rrugët duhet të jenë të gjera dhe të drejta. Por, e ardhmja rezervon edhe një ndryshim, i cili është vulosur në rrugën e Kombit dhe do të bëhet i zakonshëm në autostradat e reja. Rrugët me pagesë, në mesin e të cilave do të jetë i vendosur një tra, haraçi i të cilit do të vilet për 20 apo 30 vjet nga firmat private.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta