Ministri i Jashtëm i Serbisë: Njohja e Kosovës është e papranueshme
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se qëndrimi i Beogradit në dialogun me Prishtinën është i qartë, duke thënë se nuk ka bisedime të mëtejshme derisa të përmbushet marrëveshja e Brukselit.
Daçiç tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohja ndërkombëtare janë të papranueshme, shkruan Euronews Serbia.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pas panelit për Ballkanin Perëndimor, i cili ishte i mbyllur për publikun, Daçiç bëri të ditur se iu tha pjesëmarrësve se Serbia dëshiron paqen, por sipas tij, është irrituese kur të gjithë flasin për parimin e integritetit territorial dhe askush nuk mendon për Serbinë.
Ai theksoi se në panel ka përsëritur se kjo nuk është një temë e re dhe se është diskutuar para 10 vjetëve në Mynih dhe konferenca të ngjashme dhe se ka marrë pjesë në emër të Serbisë “në një projekt evropian të quajtur Marrëveshja e Brukselit”.
“Nëse do të ishim nën presion nga Angela Merkel, Hillary Clinton, Catherine Ashton dhe e gjithë BE-ja, Hashim Thaçi dhe unë e nënshkruam atë marrëveshje vetëm për të pritur 11 vjet më vonë Albin Kurtin për të thënë se nuk është i interesuar për të.
Për çfarë integriteti të BE-së po flisni këtu? Dhe çfarë mund të presin pjesëmarrësit e të gjitha këtyre bisedimeve nëse ju e trajtoni kështu Marrëveshjen e Brukselit”, nënvizoi Ministri i Jashtëm i Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi