SHBA paralajmëron pasoja për Kinën nëse ofron mbështetje për Rusinë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi për pasojat nëse Kina ofron mbështetje për pushtimin rus të Ukrainës.
Blinken u shpreh se Uashingtoni ishte i shqetësuar se Pekini po shqyrtonte furnizimin me armë në Moskë, shkruan Al Jazeera.
Ai u takua me kryediplomatin kinez, Wang Yi në konferencën globale të sigurisë në Mynih, vetëm disa orë pasi Wang e cilësoi reagimin e Uashingtonit si histerik lidhur me reagimin për balonën e rrëzuar në SHBA.
Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara që kur Uashingtoni rrëzoi balonën e dyshuar spiune kineze.
Blinken tha se SHBA ishin shumë të shqetësuara që Kina po shqyrton ofrimin e mbështetjes për Rusinë dhe se ai ia bëri të qartë Wang se “do të kishte pasoja të rënda në marrëdhënien tonë”.
“Ka lloje të ndryshme ndihme vdekjeprurëse që ata të paktën po mendojnë t’i ofrojnë, për të përfshirë armë,” theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi