COVID-19 | OBSH: 92% më pak infektime në një muaj, vdekjet bien 47%
Virusi pandemik Covid-19 duket se po e humbet gjithmonë e më shumë fuqinë infektuese. Rastet e reja, shtrimet në spital dhe fatalitetet po bien në mënyrë të ndjeshme në të gjithë botën.
Raportimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë flasin për një rënie me 92% të infektimeve me covid në shkallë globale për periudhën 16 janar-12 shkurt.
Ndërsa fatalitetet kanë rënë me 47%. Në këtë periudhë raportohen mbi 6.7 milionë raste të reja dhe mbi 64,000 vdekje.
Kurba e infektimeve ka ardhur në rënie edhe në Shqipëri. Përgjatë muajit shkurt, infektimet ditore nuk kanë kaluar mbi 12 raste, ndërsa është regjistruar vetëm një viktimë.
Aktualisht në vendin tonë numërohen 140 të infektuar, 5 prej të cilëve po marrin trajtim spitalor, ndërsa pjesa tjetër janë të vetëizoluar në banesë.
Që prej fillimit të qarkullimit të virusit në mars të 2020, janë infektuar 333,390 persona dhe kanë ndërruar jetë 3,597 qytetarë.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur