213 të plagosur, 3 të vdekur nga tërmetet në Turqi

20 Shkurt 2023 | 21:13

Një qytetar turk ka konfirmuar për gazetaren e Euronews Albania, Ortensa Budlla se nga tërmetet e fundit që kanë goditur Hatay-n kanë ngelur të plagosur 213 persona dhe janë shënuar 3 viktima.

Një shifër e tillë konfirmohet dhe nga disa media turke.

Po i njëjti burim ka bërë me dije se janë shembur ndërtesa që ishin të prishura pjesërisht nga tërmetet e para që goditën rajonin. Disa nga familjet ishin kthyer në banesa.

Dy tërmete tronditën provincën më jugore të Hatay në Turqi të hënën, vetëm dy javë pasi tërmete të mëdha goditën rajonin. Lëkundjet zgjatën rreth 30 sekonda.

Tërmetet e dy javëve më parë, megjithëse me qendër në Kahramanmaras, 100 kilometra ose më shumë nga Hataj, shkaktuan dëme të mëdha atje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026