Tërmeti në Turqi, AFAD: Mund të rritet niveli i ujit në brigjet e Mesdheut

Pamje nga pasojat e tërmetit në Turqi
20 Shkurt 2023 | 20:46

Agjencia turke e fatkeqësive (AFAD) u ka kërkuar banorëve të Hatay-t që të qëndrojnë larg bregdetit, duke paralajmëruar se ekziston rreziku i rritjes së nivelit të detit pas dy tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën vendin mbrëmjen e së hënës.

Ekipet e shpëtimit dhe të menaxhimit të fatkeqësive janë në terren në gatishmëri të plotë dhe u përgjigjen thirrjeve të urgjencës.

“Është e rëndësishme që qytetarët tanë të qëndrojnë larg vijës bregdetare si masë paraprake ndaj rrezikut të rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm”, thuhet në njoftim.

Dy tërmete tronditën provincën më jugore të Hatay në Turqi të hënën, vetëm dy javë pasi tërmete të mëdha goditën rajonin.

Nga lëkundjet e fundit ka ndërtesa të shembura dhe raportohet për njerëz nën rrënoja.

Ende nuk dihet numri i saktë dhe nuk raportohet për viktima. Burime për Euronews Albania në Turqi konfirmojnë se janë shembur ato ndërtesa që ishin të dëmtuara nga tërmeti i parë dhe për fat të keq ka pasur njerëz që janë kthyer në banesat e tyre.

Sipas të njëjtave burime, deri më tani raportohet për 8 të plagosur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026