Rreth 50 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Përmasat reale të shkatërrimeve në Turqi dhe Siri nuk dihen ende, por operacionet e rikuperimit gradualisht po ngadalësohen. Kërkimet për të trupa, të gjallë apo të vdekur, po vazhdojnë aktualisht vetëm në dy nga rajonet më të prekura, Hataj dhe KAHRA-MAN-MARAS.
Në Hataj, presidenti Recep Tayyip Erdogan ndoqi nga afër operacionet. Mes njerëzve ka ende zemërim ndaj qeverisë së tij për përgjigjen e ngadaltë të autoriteteve ndaj katastrofës.
Ndërsa kuota e vdekjes po shkon me ngadalë drejt 50 mijëshit, përpjekjet për të ndihmuar disa mijëra të zhvendosurit po konsolidohen. Në zona të tjera të Hatajës, një kishë ortodokse ka bashkuar të gjitha komunitetet.
“Ne jemi pjesëtarë të komunitetit mysliman. Ne i ndihmojmë vëllezërit tanë tek kjo kishë, duke sjellë ushqim për ta. Kështu është qyteti ynë. Kurdët, turqit, myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë jetojnë në paqe”, u shpreh Mehmet Aslan, pjesëtar i komunitetit arab në Hataj.
Sidoqoftë, shumë të mbetur të pastrehë nga tërmetet rrezikojnë të qëndrojnë me muaj, në mos vite në akomodimet e përkohshme.
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret