Lulzim Basha: Kurajë për popullin turk në përballimin e kësaj tragjedie
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili tronditi këtë të premte brigjet e Egjeut, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët.
Me një shënim në “twitter”, lideri i opozitës ka përcjellë ngushëllimet e tij për jetët e humbura në qytetin e Izmirit në Turqi.
“Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë’, shkruan Basha.
Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se deri tani kanë humbur jetën të paktën katër persona, ndërsa mbi 120 të tjerë janë plagosur.
Autoritetet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën intesive për të nxjerrë njerëzit, të cilët dyshohet që ndodhen poshtë rrënojave të pallateve.
Lexoni gjithashtu:
LIVE | Të paktën katër viktima dhe 120 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi
Tërmeti në brigjet e Egjeut, përfaqësuesi i shqiptarëve në Greqi: Nuk raportohet për të lënduar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta