24 viktima nga tërmeti në Turqi, 2 fëmijë humbën jetën në ishullin grek të Samosit

31 Tetor 2020 | 07:57

Të paktën 26 njerëz duke përfshirë dhe dy fëmijë vdiqën të premten në Greqi dhe Turqi pas një tërmeti të fort me epiqendër në detin Egje.

Shërbimet e emergjencave konfirmuan se 24 prej viktimave ishin në qytetin bregdetar të Izmirit në Turqi dhe dy fëmijë humbën jetë në ishullin Grek, Samos.

Tërmeti i magnitudës 6.6 të shkallës Richter kishte epiqendrën 13 kilometra në verilindje të ishullit Samos dhe thellësi rreth 16.5 kilometra.

Qendra Evropiane dhe Mesdhetare e Sizmologjisë e raportoi këtë lëkundje të magnitudës 6.9 ndërsa Qendra Amerikane e Vëzhgimit Gjeologjik të magnitudës 7. Mendohet se tërmeti i fortë ka zgjatur rreth 15-30 sekonda dhe u shoqërua me dhjetëra pasgoditje mbi 4 ballë të magnitudës në shkallë Richter.

Autoriteti i Menaxhimit të Katastrofave dhe Emergjencave në Turqi në një deklaratë, vetëm një ditë pas tërmetit shkatërrues raportoi se në 24 njerëz që vdiqën në Turqi, njëri prej tyre po mbytej dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Pamjet nga mediat lokale të filmuara nga banorët e Izmirit shfaqin qartë Izmirin e përmbytur nga uji me mobilje që notojnë sipër.

Media turke tregoi gjithashtu rrënojat e ndërtesave, me njerëz që ngjiteshin sipër tyre për të arritur te ekipet e shpëtimit. Vendi i mbuluar nga tymi u filmua kryesisht nga disa pika, në qendër të Izmirit.

Ministri i Brendshëm i Turqisë raportoi se disa ndërtesa në pjesën perëndimore u shkatërruan tërësisht.

Ndërkaq me anë të një njoftimi në Twitter presidenti Erdogan lajmëroi se po merren të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin e situatës.

“Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në gjithë rajonin bashkë me gjithë institucionet dhe ministrat tanë përkatës,” – u shpreh Erdogan.

Mbështetja e shprehur nga Fahrettin Koca, Ministri i Shëndetësisë nuk mungoi.

“Ne jemi pranë popullit të Izmirit me gjithë mbështetjen tonë,” – tha ai.

Në një intervistë për Euronews zv Drejtori i Gjysmë Hënës së Kuqe Turke, Ibrahim Ozer, tha se organizata e tyre ka më shumë se 3000 vullnetarë të cilët aktualisht po ju ofrojnë njerëzve “supa të nxehta dhe pije” dhe do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për të paktën 24 orët e ardhshme.

Ai sqaroi se Turqia aktualisht është në nivelin emergjent “tre” që përfaqëson “katastrofën mbarëkombëtare”.

 

Lexoni gjithashtu: 

Tërmeti i fuqishëm në detin Egje shkakton viktima dhe dëme të mëdha në Turqi e Greqi

Tërmeti në Turqi, sizmiologu shqiptar: Priten pasgoditje të tjera me magnitudë të konsiderueshme

Luljeta Bozo shpjegon arsyet pse shqiptarët s’duhet të tremben nga tërmeti në Turqi

Tërmeti bashkon Turqinë dhe Greqinë, Mitsotakis: Në këto momente duhet të qëndrojmë së bashku

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026