Mbyllen sërish shkollat, për herë të parë në Itali u regjistruan më shumë se 30 mijë të infektuar
Ditën e premte, Ministria Italiane e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në vend arriti në 31.084, çka përbën numrin më të lartë që nga shpërthimi i epidemisë.
Në shtetin fqinj u raportuan 199 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 38,321.
Italia ka raportuar gjithsej 647.674 raste të konfirmuara. Ndër 325,786 raste aktive ekzistuese, 1746 ndodhen në kushte kritike.
Sipas monitorimit nga Instituti Italian i Shëndetit, nga 8 tetor deri më 21 tetor, shkalla e infeksionit në vend ishte 1.7, teksa mesatarja e infektimeve ishte 280 persona për 100,000 banore. Ekspertët shprehen se pandemia po përkeqësohet me ritme të shpejta në Itali.
Në rajonin jugor të Kampoanjes u raportuan, 3186 raste të reja në 24 orët e fundit. Kreu i rajonit Vincenzo De Luca tha se repartet e përgjithshme të spitaleve lokale ishin nën presion të madh. Të gjitha shkollat, përfshirë kopshtet, u kërkohet të ndërpresin mësimet për dy javë nga data 2 nëntor.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta