Më shumë masa kufizuese, vijon të rritet numri i të infektuarve në Itali, Belgjika masa izoluese

31 Tetor 2020 | 10:48

Situata nga COVID-19 vijon të jetë shqetësuese në të gjitha vendet e Evropës.

Ditën e premte, Ministria Italiane e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në vend arriti në 31.084, çka përbën numrin më të lartë që nga shpërthimi i epidemisë. Në shtetin fqinj u raportuan 199 viktima ne 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 38,321.

Italia ka raportuar gjithsej 647.674 raste të konfirmuara. Ndër 325,786 raste aktive ekzistuese, 1746 ndodhen në kushte kritike.

Sipas monitorimit nga Instituti Italian i Shëndetit, nga 8 tetor deri më 21 tetor, shkalla e infeksionit në vend ishte 1.7, teksa mesatarja e infektimeve ishte 280 persona për 100.000 banorë. Ekspertët shprehen se pandemia po përkeqësohet me ritme të shpejta në Itali.

Në rajonin jugor të Kampoanjes u raportuan, 3186 raste të reja në 24 orët e fundit. Kreu i rajonit Vincenzo De Luca tha se repartet e përgjithshme të spitaleve lokale ishin nën presion të madh. Të gjitha shkollat, përfshirë kopshtet, u kërkohet të ndërpresin mësimet për dy javë duke nisur nga 2 nëntori.

Belgjika është shteti i radhës evropian që po ashtu ashpërson masat anti-COVID.

Bizneset jo thelbësore do të mbyllen dhe punonjësit duhet të punojnë në distancë. Pushimet shkollore në vend do të zgjaten deri më 15 nëntor. Qytetarëve do të lejohet vetëm një vizitor në shtëpi dhe duhet të dalin vetëm në grupe me një maksimum prej katër personash.

“Është një bllokim, por do të lejojë fabrikat të veprojnë, shkollat të rihapen duke qenë të kujdesshëm pas 15 nëntorit dhe kjo nuk do t’i lërë njerëzit të izoluar, – tha ministri i Shëndetësisë, duke shtuar se vendi është në një urgjencë shëndetësore. Presioni mbi spitalet është i madh dhe personeli i kujdesit shëndetësor po bën përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar jetë çdo ditë”, shtoi ai.

Belgjika tanimë ka më shumë pacientë me COVID-19 në spitale sesa në kulmin e valës së parë në pranverë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026