Duma ruse miraton vendimin për daljen e Moskës nga traktati i armëve bërthamore
Parlamenti rus vendosi këtë të mërkurë që të pezullojë pjesëmarrjen e Moskës në traktatin e përbashkët të armëve bërthamore me SHBA-të.
Zyrtarët rusë u rreshtuan për të fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin për prishjen e paktit të fundit bërthamor të mbetur midis Uashingtonit dhe Moskës.
Në seancën e sotme, Duma e Shtetit të Rusisë, dhoma e ulët, votoi për të miratuar pezullimin e traktatit.
Ndërkohë që Këshilli i Federatës, dhoma e sipërme e parlamentit, do të votojë për të njëjtin propozim pas orës 15:00 me orën lokale në Moskë.
Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të vendit, tha se masa ishte një përgjigje “e vonuar shumë” ndaj SHBA-së dhe NATO-s që në fakt i shpallën luftë Rusisë.
“Ky vendim na është detyruar nga lufta e shpallur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s ndaj vendit tonë. Do të ketë një rezonancë të madhe në botë në përgjithësi dhe në Shtetet e Bashkuara në veçanti”, tha Medvedev në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Çfarë është traktati ku Rusia pezullloi aderimin?
I ashtuquajturi START-i i Ri, është traktati i vetëm për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili është zgjatur për pesë vjet më 2021.
I nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta