Tërmeti në Izmir, zv.drejtori i Gjysmë Hënës së Kuqe për Euronews Albania: Këshillat që duhet të ndjekin njerëzit
Zëvendësdrejtori i Gjysmë Hënës së Kuqe Turke Ibrahim Ozer konfirmoi për Euronews Albania se tashmë operacionet e kërkim-shpëtimit që nuk kanë ndalur as natën, janë përqendruar në rrënojat e 8 ndërtesave.
Ai tha se çdo banesë në Izmir po monitorohet, ndërsa njerëzve me shtëpi të dëmtuara pjesërisht u është këshilluar të mos kthehen ne banesat e tyre. Euonews Albania sjell intervistën e plotë që gazetarja Bruna Çifligu zhvilloi me zëvendësdrejtorin e Gjysmë Hënës së Kuqe, Ibrahim Ozer.
Intervista e plotë:
Pyetje: Z. Ozer një ditë pas tërmetit që goditi Izmirin, si është situata ata?
Ibrahim Ozer: Le ta fillojmë me një përshkrim të përgjithshëm të situatës: pas tërmetit, deri më tani 25 persona kanë humbur jetën në Izmir dhe më shumë se 800 të tjerë kanë mbetur të plagosur, dhjetëra prej tyre janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit. Pra tani janë 17 ndërtesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht, disa janë të dëmtuara pjesërisht, por që përbëjnë rrezik. Tetë nga këto ndërtesa u shembën plotësisht, dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në rrënojat e këtyre 8 ndërtesave për të shpëtuar personat e mbetur nën këto rrënoja. Pra kjo është situata aktuale në Izmir.
Pyetje: Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar gjatë gjithë natës? Sa njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe sa të tjerë mendohet se janë nën rrënoja?
Ibrahim Ozer: Operacionet e shpëtimit janë të vazhdueshme dhe nuk ndalojnë, njësoj si shërbimet e Gjysme Hënës së Kuqe Turke, ku ne sigurojmë ushqime, strehim dhe shërbime sociale për njerëzit e prekur nga tërmeti. Është një operacion që vazhdon tashmë prej 24 orësh, ku ekipe të emergjencave civile edhe nga autoritetet e shtetit turk punojnë shumë pa u ndalur duke u munduar të shpëtojnë njerëz nga rrënojat. Për sa i përket numrave, nuk kemi ende një informacion të saktë të personave që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, por mund të them se një prej ndërtesave që u shemben plotësisht, ndërtesë 8-katëshe, ka rreth 30 persona nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit, po mundohen t’i nxjerrin nga rrënojat, por në ndërtesat e tjera nuk kemi informacion për numrin e viktimave apo të bllokuarve nën rrënojat e ndërtesave të tjera.
Pyetje: Ekziston rreziku që ndërtesa të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti të shemben?
Ibrahim Ozer: Po. Ekziston mundësia. Kur tërmeti ndodh, ndërtesat më të dobëta, dhe terreni më i paqëndrueshëm bën që këto struktura të shemben. Me pas është një fazë e dytë, e cila është ajo e pas-goditjeve, e cila sjell dëmtime të mëtejshme në strukturat që kanë pësuar dëme nga goditja fillestare. Prandaj, strukturat e qeverisë turke po punojnë në analizimin dhe vlerësimin e këtyre objekteve, dhe sipas analizës së tyre, ka tri nivele vlerësimi: ajo e dëmtimit të lartë, mesatar dhe të vogël. Në varësi të këtyre dëmtimeve, njerëzve u këshillohet të mos rikthehen në banesat e tyre, përveç godinave që nuk kanë marrë asnjë lloj dëmtimi dhe struktura është e pa prekur, dhe njerëzit do të njoftohen që mund te kthehen në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre. Por, deri me tani, çdo banesë në qytetin e Izmirit po monitorohet. Faleminderit shumë dhe faleminderit popullit shqiptar që na gjendet pranë në këto momente. Ju falënderoj. Mirupafshim!
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor