Tërmeti në Izmir, mjeku Brezhnica: Nuk dihet ende numri i atyre që kanë ngelur nën gërmadha
Në një intervistë për Euronews Albania mjeku Besnik Brezhnica në Izmir, foli rreth gjendjes në spitale nga të lënduarit e tërmetit të së premtes me epiqendër në brigjet e detit Egje ku sqaroi se pjesa më e madhe e atyre që kanë pasur plagë tashmë janë jashtë rrezikut.
“Gati 1000 persona ishin lënduar, shumica e tyre kanë dalë nga spitali. 200 persona janë akoma në spital për fat të keq dhe vazhdon kurimi i tyre ndërsa për numrin e personave të vdekur, për fat të keq vazhdon të rritet akoma. Vetëm mbrëmë patëm një lajm të mirë se një vajzë 14-vjeçare pas 58 orësh u shpëtua,” – tha mjeku.
Në fjalën e tij mjeku tregoi se kur njerëzit ngelen nën gërmadha, traumat janë të mëdha dhe pjesa më e madhe e atyre 200 personave që gjenden në spital janë në reanimacion.
Ai tha se kërkimet po vazhdojnë pa u ndalur dhe se nuk dihet ende numri i saktë i personave që nuk janë nxjerrë nga rrënojat.
Sa i përket gjendjes në qytetin e Izmirit, Brezhnica tha prej pandemisë shkollat nuk kanë nisur dhe fëmijët kanë qenë të gjithë në shtëpitë e tyre, teksa theksoi se grupmosha e vogël e kap pësuar më keq nga pjesa tjetër. Gjithashtu qytetarët kanë frikën e tërmeteve të tjera dhe kjo e bën gjendjen edhe më alarmante.
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë dhe Greqinë mesditën e së premtes. Autoritetet turke raportuan se lëkundja më e fortë u regjistrua rreth orës 14:51 (me orën lokale) me magnitudë 6.6 të shkallës Richter me epiqendër 16.5 kilometra në jugperëndim të Izmirit, 13 kilometra larg ishullit grek të Samos në Egje.
Lexoni gjithashtu:
Tërmeti i fuqishëm në detin Egje shkakton viktima dhe dëme të mëdha në Turqi e Greqi
Tërmeti në Turqi, sizmiologu shqiptar: Priten pasgoditje të tjera me magnitudë të konsiderueshme
”Nën rrënoja ende dëgjohen zëra”, Gazetari shqiptar në Izmir: Tërmeti la rreth 20 mijë të pastrehë
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin