Aksidenti i autobusit me targa shqiptare në Kroaci, identifikohen të plagosurit

26 Shkurt 2023 | 13:41

Identifikohen disa prej të plagosurve nga aksidenti i rëndë ku u përfshi autobusi me pasagjerë shqiptarë në Kroaci.

Bëhet me dije se shoferi i autobusit është shtetasi Adem Rexha, i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa dy pasagjerë të tjerë janë identifikuar si Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë bën me dije se është angazhuar për përcjelljen nga afër të ngjarjes, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe numrin e spitalit të traumës ku ndodhen disa prej të lënduarve.

Sipas mediave tw huaja, shoferi i autobusit humbi kontrollin për shkak të dëborës në rrugë dhe u përplas me një barrierë anësore. Nga aksidenti një pasagjer humbi jetën ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur.

“Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet per disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment”, deklaron Unioni i Shqiptarëve në Kroaci.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026