Një ditë para zgjedhjeve në SHBA, dy kandidatët intensifikojnë fushatën
Në ditën e fundit të fushatës elektorale dy kandidatët për president në SHBA janë fokusuar në shtetet ku gara duket më e egër. Por ndonëse zgjedhjet kanë marrë një pjesë të konsiderueshme të vëmendjes amerikane Covid19 është në fokusin e autoriteteve si do të jetë rezultati.
Kur na ndan vetëm një dite nga zgjedhjet presidenciale ne SHBA dy kandidatet presidenti Donald Trump dhe rivali demokrat intensifikuan fushatën ne shtetet ku garat duket shume e ngushte. Një prej mitingjeve të fundit elektorale të Presidentit Donald Trump përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit ishte ajo në qytetin e Reding në Pensilvani, ku një turmë e entuziazmuar ka pritur kandidatin republikan.
“Unë shqetësohem mbi të drejtën e mbajtjes së arrmëve të zjarrit, për mua kjo ka shumë rëndësi. Trump mund të mos jetë më i miri në atë që bën, por duke konsideruar që kundërshtari i tij është kundër mbajtjes së armëve, do të preferoja dikë më kompetent se ai”, shprehet Spencer Kerns, votues për herë të parë në Pensilvani.
“Atë që po bëjnë demokratët është e përçmueshme, pasi duan të kufizojnë lirinë e shprehjes. Kur mbërrita në Amerikë, e dija që Amerika është një vend i lirisë, je i lirë të mendosh, je i lirë të shohësh çka po ndodh, dhe je i lirë të zgjedhësh”, deklaron Daniel Pefok, shtetas amerikan nga Kameruni.
“Xho Biden është duke rritur taksat, e di, bizneset e vegjël do të shkojnë në humnerë”, thotw Jerimiah Pierce, votues për herë të parë në Pensilvani.
Një studim i kryer nga Universiteti Stenford beson se mitingjet e Trump kanë shkaktuar rreth 30 mijë infektime të reja dhe mbi 700 viktima. Megjithatë në sondazhe Trump është pas kandidatit demokrat.
“Ky lokacion në Pensilvani është i rëndësishëm përrepublikanët. Ata besojnë se shtete si ky janë thelbësorë për fitoren e Zgjedhjeve nga ana e Donald Trump, në rast se ai do të ri-zgjidhet”, thotw Jack Parrock, korrespondent Euronews, Pensilvani.
Edhe kundërshtari i tij, demokrati Joe Biden ka vizituar shtetet ku gara është e ngushtë. Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuar, Barak Obama, është duke luajtur një rol më aktiv në këtë fushatë se sa 4 vite më parë. Jeta në shtetet amerikane vazhdon dhe Pandemia e Covid-19 është në fokusin e autoriteteve, pavarësisht se si do të jetë rezultati i këtyre zgjedhjeve presidenciale. Lëvizja “Black Lives Matter” vazhdon të protestojë përballë Shtëpisë së Bardhe dhe ata duan që Biden të fitojë garën presidenciale.
“Biden ka qenë në senat për 26 vite. Ai është pjesë e rrjetit të “të vjetërve”. Ai është kolegu i tyre, nuk është se do të bëjë ndonjë ndryshim thelbësor, por, gjithsesi, kushdo është më mirë se Trump”, tha Nadine Seiler, protestues.
Disa të tjerë janë më optimistë për votën e dhënë për Biden. “Thjesht të jetosh në komunitet dhe në harmoni, kam përshtypjen se kjo administratë nuk ka bërë një punë të mirë në këtë aspekt. Prandaj që mendoj se duhet të kërkojmë dikë që të promovojë unitet dhe të të shohë ngjashmëritë tek njerëzit, më shumë se sa ndryshimet. Dhe për këtë arsye vota ime do të shkojë për Joe Biden”, tha Simon Bella, votuese për herë të parë nga Nigeria
Zgjedhjet Presidenciale janë një alternativë midis dy personave. Arsyet pse njerëzit po votojnë nuk mund të ishin më të ndryshme se kaq.
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta