“Masakra e Peshkëpisë”, kandidati për Himarën: Taulant Balla shpif, do e padis
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri i është përgjigjur akuzave të deputetit socialist, Taulant Balla lidhur me masakrën e Peshkëpisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beleri u shpreh se Balla shpif dhe se për këtë do ta padisë.
“Sa për zotin Balla, siç thashë edhe te deklarata ime, është një shpifës profesionist. Ka një vendim gjykate të dënuar për shpifje, por të mërkurën do të depozitoj padinë time kundër Taulant Ballës. Është një shpifje e cila bëhet me qëllim për të më baltosur dhe për të më bërë dëm politik. Drejtësia shqiptare, këtë çështje e ka hetuar 3 herë.
Herën e fundit në 2019 dhe është mbyllur përfundimisht. SPAK-u e mbylli këtë çështje, sepse personat në hetim, një nga ata edhe unë, nuk kanë idhje me çështjen penale. Në Greqi, nuk jam akuzuar, hetuar dhe dënuar kurrë për atë çështje”, theksoi ai.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut