Sulmi terrorist në Vjenë, mjeku Kuçani: Priten reagime të forta nga të djathtët
Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku Arben Kuçani, foli rreth ngjarjes që tronditi një ndër vendet më të sigurta të botës.
Mjeku tregoi se përveç terrorizmit ajo që e prek më së shumti është origjina e atentatorit nga Maqedonia e Veriut. Ai tregoi për pacientë të tij nga ky shtet që nuk kanë shfaqur kurrë asnjë shenjë radikalizmi dhe janë njerëz shumë paqësor.
“Ajo tani sapo ka ndodhur (deklarimi i origjinës), ai tani sapo e nxori, deri tani të gjithë mediat po ngulnin këmbë që mos të dilte dhe Ministri vetë nuk po e thoshte,” – u shpreh mjeku.
Ndër të tjera mjeku Arben Kuçani tha se prej kohësh nuk ka më azilantë që vijnë në Austri për shkak të politikave anti azilante që ka qeveria e djathtë që po qeveris aktualisht vendin.
Duke marrë parasysh këtë fakt priten reagime shume të forta nga të djathtët.
“Në një mënyrë apo në një tjetër do ta ndjejnë (reagimin e djathtë) secili nga këta njerëz (azilantët në Austri) të cilët kishin ikur nga një tmerr dhe kishin gjetur një farë tolerance shumë të mirë për hir të së vërtetës,” – tha mjeku shqiptar nga Viena.
Në informacionin që Kuçani dha për Euronews Albania gjendja e të plagosurve është e rëndë për 7 prej tyre ndërkohë që polici që sulmoi atentatorin i pari ishte në gjendje të rëndë gjithashtu por ka dalë nga rreziku për jetën.
Lexoni gjithashtu:
Terroristi me origjinë shqiptare, ministri austriak: Kujtim Fejzullahu vjen nga Maqedonia e Veriut
Sulmi terrorist në Vjenë, katër të vdekur dhe disa të plagosur
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur