COVID po zvarrit gjyqet, gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë të prekur mungojnë në seanca
Shtimi i rasteve me coronavirus po ndikon edhe në zvarritjen e proceseve gjyqësore pasi gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë kanë rezultuar pozitiv.
Megjithëse prej marsit gjykatat kanë funksionuar të mbyllura dhe seancat janë zhvilluar me numër të kufizuar personash të domosdoshëm, COVID-19 ka depërtuar në këto institucione, duke u kthyer në një problem serioz sa i takon zvarritjes së gjyqeve.
Të hënën seanca për të pandehurit e pjesës së mbetur të ‘dosjes 339’ u shty për shkak se një avokat dyshohet të jetë infektuar me COVID-19.
Dhjetëra seanca të tjera janë shtyrë për të njëjtat arsye edhe në Gjykatën e Tiranës, bëjnë me dije burime të Euronews Albania, ku pozitivë, krahas gjyqtarëve dhe avokatëve, kanë rezultuar edhe pjesëtarë të administratës së gjykatave dhe prokurorisë së kryeqytetit. Edhe në Gjykatën Administrative të Apelit këtë të martë u shty seanca, ku kandidati i skualifikuar për në Kushtetuese, Sinan Tafaj ka ankimuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Shkak është bërë mungesa e relatores së çështjes, ndonëse arsyeja nuk dihet, ndërsa prej ditësh Apeli Administrativ po shqyrton vetëm çështje emergjente, pasi një pjesë e administratës gjyqësore dhe gjyqtarë janë të prekur nga COVID-19. Ditët e fundit mësohet se raste të shtuara me COVID-19 janë konstatuar edhe në Gjykatën e Vlorës dhe atë të Durrësit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta