Superiorja rikthehet pas 100 ditësh, Tirana-Kukësi krye dueli i javës

3 Nëntor 2020 | 15:57

100 ditë pritje për të parë një ndeshje zyrtare të Kategorisë Superiore. Pas një pritje më të gjatë se zakonisht, skuadrat elitare të kampionatit shqiptar do të nisin rrugëtimin e tyre në kampionatin kombëtar të futbollit.

Tirana – Kukësi është ndeshja kryesore e javës së parë, me kampionët që presin nën kampionët, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, pasi impiantet e kryeqytetit kanë probleme me fushat.

Bardheblutë kanë objektiv për të mbrojtur fronin e kampionit, por duhet ti bëjnë llogaritë mirë ndaj skuadrës së Skënder Gegës, që ka ndryshuar shumë nga edicioni i shkuar.

“Ne jemi ekipi për t’u mundur. Këtë e dimë vetë dhe presim ta mësojnë edhe lojtarët e rinj. Shpresojmë të ambientohen sa më shpejt”, thotë Emanuel Egbo, trajner i Tiranës.

Interesante duket dhe takimi mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Shkodranët kanë pësuar shumë ndryshime dhe besimi është i madh se në sezonin e ri skuadra do të pretendojë për vendet e para.

“Çdo ndeshje ne do e marrim si të jetë një finale. jemi përqendruar tek Apolonia dhe presim të shpërthejmë. Ne nuk kemi frikë por kemi respekt për kundërshtarin që s’duhet respektuar gjithmonë”, deklaroi Thomas Brdariç, trajner i Vllaznisë.

“Mendoj se është një Vllazni ndryshe dhe një Vllazni më e mirë se e viteve të fundit, por do ta shohim rrugës. Objektivi i  Vllaznisë është ti marrë ndeshjet një e nga një e me kalimin e ndeshjeve do e shohim se ku jemi”, tha Erdenis Gurishta, kapiten i Vllaznisë.

Partizani i Ilir Dajës kërkon të marrë pikët e plota ndaj Kastriotit që rikthehet në Superiore. Krutanët do tentojnë surprizën ndaj kryeqytetasve, që ishin të detyruar të mos bënin transferimeve gjatë verës. Në ndeshjet e tjera të javës së parë Bylis do të presë Laçin, ndërsa Teuta mat forcat me Skënderbeun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026