Sulmi në Vjenë, Jonila Godole: Pamjet që u publikuan u japin zë terroristëve

3 Nëntor 2020 | 18:30

Austria mbrëmjen e djeshme përjetoi momente tmerri teksa një grup personash të armatosur qëlluan me armë zjarri ndaj banorëve, dhe për pasojë, katër qytetarë humbën jetë dhe mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Drejtorja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole tha në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania se shumë media austriake tejkaluan caqet etike në transmetimin e pamjeve të sulmit të terroristëve.

Sipas saj, një televizion austriak, i cili transmetoi “live” pamjet ka hasur në kritika të forta nga shoqëria dhe nga radhët e autoriteteve për përmbajtjen e dhunshme që përcolli për audiencën. Zonja Godole tha se publikimi i pamjeve të tilla nuk i shërben publikut, por kjo shtoi ajo është në favorin e propagandës terroriste.

“Ka qenë një shok i madh kam edhe shumë miq që jetojnë aty. Kanë qenë shumë të shokuar, dhe ato pamje që një televizion i transmetoi ishin shokuese. Duke iu dhënë zë këtyre pamjeve, u jep zë terroristëve. Populli austriak nuk është i mësuar me ngjarje të tilla terrorizuese”, tha ajo.

Autoritetet vjeneze kanë deklaruar se autori kryesor i sulmit është një shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Ato theksuan se bëhet fjalë për Kujtim Fejzullahun, i cili u qellua për vdekje nga policia pas përplasjes së dhunshme.

Pedagogia Godole u shpreh më tej se toleranca e madhe e Evropës po tregon në thelb se nuk i bën shtetet të sigurta, por ndikon në cenimin e jetës së qytetarëve. Ajo shtoi se vihet re një përshkallëzim i radikalizmit në kontinentin e vjetër.

“Evropa ka qenë shumë tolerante, përndryshe nuk do vinin gjithë ato emigrantë, por po të mos ishin shoqëritë tolerante nuk do shkonte askush. Unë mendoj se do ketë një radikalizmi të mëtejshëm. Unë problemin e shoh tek një problemi të multikulturalizmin që u propagandua dhe iu dha një frymë liberale, por në thelb po na tregon se nuk është ashtu. Hapja e dyerve duket se ty nuk të bën më sigurt”, tha znj. Godole.

Lexoni gjithashtu:

Euronews Albania në fshatin e origjinës së terroristit, banorët të tronditur për sulmin në Austri

Terroristi me origjinë shqiptare, ministri austriak: Kujtim Fejzullahu vjen nga RMV

Autori i sulmit terrorist në Vjenë dyshohet të ketë qenë me origjinë shqiptare

Udhëheqësit shqiptarë mesazhe ngushëllimi Austrisë për sulmin terrorist

Sulmi terrorist në Vjenë, katër të vdekur dhe disa të plagosur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021