Tragjedi në Greqi, përplasen 2 trena, 32 viktima

1 Mars 2023 | 07:13

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orët e para të së mërkurës.

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë janë plagosur  pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash. Aksidenti ndodhi në qytezën Tempe 380 kilometra në veri të Athinës.

Shumë vagona treni dolën nga shinat dhe të paktën tre prej tyre morën flakë.

Autoritetet bëjnë me dije se në qytetin e afërt të Larisës të paktën 25 persona nga 53 që u shtruan në spital kishin lëndime të rënda.

Pasagjerët që morën lëndime të lehta u transportuan me autobus për në Selanik. Në trenin e pasagjerëve ndodheshin 350 udhëtarë.

“Procesi i evakuimit po vazhdon dhe po kryhet në kushte shumë të vështira për shkak të fortësisë  së përplasjes mes dy trenave”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të Greqisë.

Të mbijetuarit thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e vagonëve të trenit për shkak të përplasjes.

Ende nuk është bërë me dije shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026